Simpoziumi rajonal për efikasitetin energjetik të ndërtesave
June 6, 2023

energy-efficiency-of-buildings-in-the-balkan-region

Në periudhën prej 30 deri më 31 maj 2023, në Beograd të Serbisë u mbajt simpoziumi rajonal me temë “Efikasiteti energjetik i ndërtesave në rajonin e Ballkanit”. Simpoziumi u organizua nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), me mbështetjen e qeverive të Gjermanisë dhe Sllovakisë dhe qeverisë së Japonisë në kuadër të iniciativës së UNDP-së “Premtimi për klimën”, mblodhi së bashku përfaqësues të qeverive, institucioneve financiare, organizatave ndërkombëtare, sektorin privat, dhe komunitetin akademik. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të mbështeste Serbinë dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor+, për të përshpejtuar zbatimin e masave të efikasitetit energjetik në ndërtesa që ndihmojnë në uljen e kostove të furnizimit me energji, zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve.

Aleksandra Dimova

Në simpozium foli edhe Alexandra Dimova Mançevska, menaxhere e projektit në zyrën e UNDP-së në Maqedoninë e Veriut, me temën “Si mund të arrijnë vendet në një ndryshim në sjellje për të reduktuar kërkesën për energji dhe për të stimuluar përdorimin më efikas të energjisë në nivel të konsumatorëve individual”.

Diskutimin e plotë nga dy ditët e simpoziumit mund ta shihni këtu.

 

Други содржини кои можеби ќе те интересираат