A mund të ndihmojnë fushatat digjitale në ruajtjen e natyrës dhe botës së egër?
July 25, 2023

Në Ditën Botërore të Kafshëve të Egra të këtij viti, Fondi Botëror për Natyrën (WWF) po nis një fushatë digjitale #WorldWithoutNature #BotaPaNatyrë, duke bashkuar disa nga brendet më të njohura në botë për të protestuar kundër shkatërrimit të një bote pa natyrë.

Si pjesë e fushatës, markat (brendet), organizatat e shoqërisë civile dhe shoqatat sportive në mbarë botën do të heqin imazhet e natyrës nga brendet e tyre tregtare në faqet e internetit dhe platformat digjitale. Kështu, ata do të ndërgjegjësojnë humbjen e natyrës dhe biodiversitetit duke paralajmëruar publikun që ta shikojë logon e famshme, e cila vetëm për një ditë do të jetë pa imazhe të dallueshme të kafshëve të egra dhe natyrës.

Këtë vit, disa nga brendet më të njohura në botë, si në nivel global ashtu edhe në rajonin tonë, po marrin pjesë në këtë fushatë, duke përfshirë aplikacionin popullor për mësimin e gjuhës Duolingo. Përderisa zëri i shoqatave sportive anembanë botës bëhet më i fortë kundër ndryshimeve klimatike dhe humbjes së natyrës, shumë skuadra, si klubi i futbollit Aston Villa, vazhdon këtë trend përmes kësaj fushate.

Fushata digjitale duhet të reduktojë humbjen e specieve të egra

Në tetor të vitit 2022, WWF publikoi Raportin e saj të fundit të Gjendjes së Planetit, rapport i cili zbuloi shifra befasuese të një rënie prej 69 për qind të popullsisë së kafshëve të egra në më pak se pesëdhjetë vjet. WWF paralajmëron se vazhdimi i mbi shfrytëzimit të specieve të egra dhe shkatërrimi i habitateve të tyre çon në humbjen e specieve të egra, gjë që, siç e shohim, ndikon shumë në rreziqet sociale dhe ekonomike, pra me pasoja katastrofike për planetin.

Pas kësaj, bota u angazhua për të ndalur dhe rikthyer humbjen e natyrës deri në vitin 2030 si pjesë e Paktit Global për Diversitetin Biologjik, të miratuar nga 196 vende në dhjetor të vitit 2022 në COP15 – një marrëveshje për të cilën WWF u bën presion qeverive, bizneseve dhe institucioneve financiare të zbatojnë atë.

Други содржини кои можеби ќе те интересираат