Nisma “Me biçikletë” duhet të ngjallet në më shumë qytete për ajër më të pastër
July 25, 2023

Edhe këtë vit u mbajtur manifestimi “Gjevgjelia me biçikletë”, i cili synon të rikthejë traditën e vjetër të shuar të garave me biçikleta. Kjo traditë ishte shumë e njohur 40 vjet më parë. Shoqata e qytetarëve “Change Makers 4 all” e ringjalli këtë traditë tre vite më parë, pra në vitin 2020 u organizua sërish një eveniment i tillë dhe ai organizim ka tre vite që po vazhdon.

Për shkak të rrethanave dhe kushteve gjatë pandemisë, vitin e parë u organizua një shëtitje me biçikletë me stafetë nëpër rrugët e Gjevgjelisë. Një vit më pas, ngjarja u shoqërua nga më shumë se 400 pjesëmarrës. Para dhe pas eventit kemi pasur një miqësi të jashtëzakonshme me pjesëmarrësit më të rinjë, gjë që veçanërisht na gëzon. Pjesëmarrësja më e re ishte vetëm 5 vjeçare”, thotë Marina Tomova, kryetare e shoqatës “Change Makers 4 all”.

Qëllimi është rritja e iniciativës “Me biçikletë” që fillimisht filloi në Shkup, dhe synimi është të inkurajohet çiklizmi për ajër më të pastër në mbarë vendin.

   Marina Tomova

Krahas idesë për të rikthyer traditën e shuar, ky event synon edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve se një automjet nuk duhet të përdoret për distanca të shkurtra, meqë kjo ndot mjedisin.

“Me organizimin e ngjarjeve të tilla, ne kuptuam se njerëzve u mungon kjo lloj miqësie. Ne jemi këtu për të vazhduar të bëjmë ndryshime pozitive dhe ti bashkojmë njerëzit”, thotë shoqata.

 

Други содржини кои можеби ќе те интересираат