Aktivitetet për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Shkup u prezantuan si praktika të mira në një konferencë rajonale në Beograd
June 11, 2023

регионална конференција Белград

 

Të gjitha vendet e Ballkanit përballen me një sfidë të përbashkët – cilësinë e dobët të ajrit, ky ishte përfundimi i konferencës rajonale “BE për një agjendë të gjelbër në Serbi”, e cila u mbajt sot në Beograd. Po ashtu, secili vend ka edhe praktika të mira që i ndau me pjesëmarrësit e tjerë. Sot u bë e mundur të dëgjohen përvoja dhe praktika të mira nga Ballkani dhe më gjerë (Kroacia dhe Suedia), si dhe nga organizatat ndërkombëtare (Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF).

Rektori i Universitetit “Goce Dellçev” nga Shtipi, prof. dr. Dejan Mirakovski dhe Anita Koxhoman, udhëheqësja e programit të mjedisi jetësor në Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, prezantuan përvojat pozitive nga Shkupi në lidhje me matjet dhe analizat me anë të cilave kanë identifikuar ndotësit në Shkup dhe përvojat nga veprimet konkrete se si mund të përmirësohet cilësia e ajrit në një lokacion të caktuar, siç është vendbanimi Lisiçe.

Дејан

Rezultatet e matjeve njëvjeçare treguan se djegia e biomasës është burimi kryesor i ndotjes në Shkup, por vetëm në sezonin e ngrohjes. Trafiku është burimi i dytë më i rëndësishëm, me pjesëmarrje të vazhdueshme gjatë gjithë vitit, veçanërisht në Lisiçe. Djegia e naftës dhe mazutit dhe burimet industriale tregojnë një pjesëmarrje disi më të vogël në cilësinë e ulët të ajrit në Shkup, por janë të pranishme gjatë gjithë vitit.

presentation Dejan

Lagjja Lisiçe në Shkup është zgjedhur si lokacion më i përshtatshëm për realizimin e aktiviteteve konkrete demonstruese në gjithsej 129 amvisëri me status të ndryshëm social. Masat iu përshtatën statusit të tyre social dhe nevojave të tyre dhe rezultatet dhanë kontribut në përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së ajrit në këtë lagje.

“Është e vështirë të ndryshohet perceptimi se biomasa është burimi më i lirë i energjisë, veçanërisht në periudhën e krizës globale ekonomike dhe energjetike. Prandaj, veprimet për ndryshimin e sjelljes dhe ndërgjegjësimin e publikut duhet të shoqërojnë çdo program për subvencionimin e elementeve ngrohëse”, përfundoi zonja Koxhoman.
Përfundimi i përgjithshëm i konferencës ishte se ka shumë shembuj të mirë në rajon për përmirësimin e cilësisë së ajrit, por nevojitet ndarja, promovimi dhe bashkëpunimi më i mirë i tyre për t’i kopjuar ato.

Agjenda e eventit

Përvoja nga përgatitja e një studimi të detajuar për proporcionim të ndotësve në Shkup (prezantim)

Ngrohja individuale – mësimet e nxjerra (anët pozitive dhe negative) nga modeli demonstrues në Lisice (prezantim)

 

 

 

Други содржини кои можеби ќе те интересираат