Zjarret në pyjet e Kanadasë kanë shkaktuar ndotje të paprecedentë të ajrit në 50 vitet e fundit
June 21, 2023

Nga Maryland e deri në kryeqytetin e Kanadasë, një re e madhe tymi e shkaktuar nga zjarret në Quebec (Kanadë), i detyroi fëmijët të qëndronin brenda shtëpive të tyre, anuloi fluturimet në Nju Jork dhe për pasojë miliona banorë të thithnin ajër të ndotur.

Më shumë se 75 milionë njerëz të pjesës lindore të Shteteve të Bashkuara janë të shqetësuar për cilësinë e ajrit për shkak të tymit.

Nga pjesa verilindore e Shteteve të Bashkuara përtej Atlantikut e deri në shtetin e Karolinës, shumë tym pritet të shfaqet në ditët në vijim. Ajri i ndotur në këto rajone mund të zgjasë në disa ditët e ardhshme.

wildfires-map

               Source

Nga mbrëmja e së mërkurës, zonat kryesore të metrosë si Philadelphia, Jersey City, New Jersey, New Haven, Connecticut, kishin indekse të cilësisë së ajrit që varionin nga 200 në 300 – të konsideruara “shumë të pashëndetshme”, sipas faqes së internetit të qeverisë AirNow.gov

Të mërkurën, në orën 17:00, qyteti i Nju Jorkut kishte AQI prej 484 i cili klasifikohet si “i rrezikshëm”, tha kryebashkiaku Eric Adams. Ky është niveli më i lartë në qytet që nga vitet 1960, tha ai.

“Është e vështirë të parashikohet lëvizja e tymit. Kjo është një seri ngjarjesh të paparashikueshme dhe ne nuk mund të japim parashikime për më shumë se një ditë përpara.”

Zyrtarët rekomandojnë përdorimin e hartës së zjarrit dhe tymit për të monitoruar cilësinë e ajrit. Nivelet e tymit mund të ndryshojnë shpejt dhe ndjeshëm gjatë gjithë ditës.

AQI SQ

        Source

Harta interaktive për monitorimin e cilësisë së ajrit në SHBA

Javën e kaluar, Filadelfia kishte lëshuar alarmin “kodi i kuq”, duke paralajmëruar banorët se duhet të qëndrojnë brenda.

Të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna ose ata që kanë sëmundje të zemrës ose mushkërive mund të përjetojnë probleme serioze shëndetësore nga tymi, tha James Garrow – zëdhënësi i Departamentit të Shëndetit Publik të Filadelfisë.

Source

Други содржини кои можеби ќе те интересираат