Tymi nga zjarret në pyje ndikon në cilësinë e ajrit si dhe shëndetin tuaj
June 21, 2023

Kushtet shqetësuese të ajrit që SHBA po përjetojnë aktualisht janë si rezultat i tymit nga zjarret që kanë përfshirë Kanadanë, e që po përhapen në shumë pjesë të Bregut Lindor të Shteteve të Bashkuara.

Zjarret në pyje janë shkaku kryesor për lëshimin e sasive të mëdha të tymit dhe grimcave në ajër. Në varësi të erës, tymi mund të udhëtojë në distanca shumë të largëta.

Dr. Purvi Parikh, PhD, alergolog dhe imunolog në Universitetin e Nju Jorkut njëkohësisht edhe zëdhënës kombëtar, u përgjigjet pyetjeve të rëndësishme se si tymi i zjarreve të egra në cilësinë e ajrit dhe shëndetin e njeriut.

Nëse thithni grimca të vogla tymi nga zjarret, mushkëritë tuaja mund të irritohen. Kjo mund të çojë në kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje. Tymi dhe hiri nga zjarret pyjore gjithashtu mund të irritojnë sytë, hundën dhe fytin. Njerëzit me astmë, sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD) dhe kushte të tjera para-ekzistuese janë në rrezik më të madh për të filluar të përjetojnë simptoma.

Më të rrezikuar nga tymi nga zjarret në pyje (për shëndetin janë):
• personat me sëmundje para-ekzistuese të mushkërive ose sëmundje kardiovaskulare
• të moshuarit
• fëmijët
• gratë shtatzëna
• punëtorët e angazhuar në hapësira të hapura
• njerëzit që jetojnë pranë zjarreve në pyje.

Tymi mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm për gratë shtatzëna, sepse ato kanë kapacitet të zvogëluar të mushkërive për shkak të barkut të tyre. Ekspozimi ndaj tymit mund të shkaktojë lindje të parakohshme.

unhealthy air

Dr. Purvi Parikh këshillon që gjatë zjarreve në pyje, t’i jepet përparësi shëndetit duke ndjekur këto këshilla:
• Qëndroni të hidratuar.
• Mbyllni dyert dhe dritaret.
• Përdorni një filtër ajri (filtër HEPA).
• Përdorni kondicionerin në modalitetin e qarkullimit të mbyllur.
• Shmangni aktivitetet e intensive në natyrë.
• Ventiloni ajrin në makinën tuaj duke përdorur kondicionerin.
• Nëse duhet të dilni jashtë, mbani me vete inhalatorin e astmës.

Këto këshilla mund të ndihmojnë në reduktimin e ndikimit të tymit të zjarrit. Individët me gjendje shëndetësore para-ekzistuese duhet të ndjekin këshillat e mjekut të tyre dhe të sigurohen që kanë medikamente të mjaftueshme.

AQI SQ

Cilësia e dobët e ajrit mund të jetë gjithashtu e dëmshme për kafshët tuaja shtëpiake. Kafshët mund të zhvillojnë kushte të ngjashme të mushkërive si njerëzit. Gjatë periudhave me cilësi të ulët të ajrit, këshillohet të kufizoni kohën që kafshët tuaja shtëpiake, të tilla si macet dhe qentë, të kalojnë jashtë dhe t’i mbani sa më shumë që të jetë e mundur në ambiente të mbyllura. Ekspozimi ndaj tymit të zjarrit mund të ketë efekte të serioze në shëndetin tonë, duke shkaktuar probleme të mushkërive, probleme kardiovaskulare, si dhe pasoja të tjera afatgjata. Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për rreziqet dhe të merrni masa paraprake për të minimizuar ndikimin e tymit të zjarrit në mirëqenien njerëzore.

Jepini përparësi shëndetit tuaj. Ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale. Qëndroni të mbrojtur derisa cilësia e ajrit të përmirësohet.

Source

Други содржини кои можеби ќе те интересираат