Ndotja po bëhet problem serioz edhe në Maqedoni, ku këtë dimër ishim në top dhjetëshen e vendeve me ajrin më të ndotur në botë. Shumë forma të ndotjes mund të kenë ndikime negative afatgjata në shëndetin e njerëzve, bimëve dhe kafshëve, ose në ekosisteme të tëra.
Është vërtetuar se ndotja e ajrit kontribuon në probleme shëndetësore, duke përfshirë problemet e frymëmarrjes, përkeqësimin e problemeve shëndetësore te të sëmurët kronikë dhe të ngjashme.
Ndotja toksike është ndër faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet jo të transmetueshme në nivel global. Sëmundjet jo të transmetueshme përbëjnë 72% të të gjitha vdekjeve, nga të cilat 16% shkaktohen nga ndotja toksike. Ndotja toksike është përgjegjëse për 22% të të gjitha sëmundjeve kardiovaskulare, 25% të vdekjeve nga goditjet në tru, 40% të vdekjeve nga kanceri i mushkërive dhe 53% të vdekjeve nga sëmundjet pulmonare obstruktive kronike.
Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se ndotja e ajrit shkakton 7 milionë vdekje të parakohshme çdo vit. 91-99% e popullsisë së botës jeton në vende ku cilësia e ajrit tejkalon rekomandimet e OBSH-së.
Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit mat pesë ndotësit kryesorë, të gjitha pjesë e Aktit për Ajrër të Pastër:
• ozoni në nivelin e tokës
• ndotja nga grimcat (përfshirë PM2.5 dhe PM10)
• monoksid karboni
• dioksidi i sulfurit
• dioksidi i azotit
Nga këto, më së shpeshti monitorohet ndotja e grimcave. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerësoi përqëndrimin e grimcave PM2.5 për të përcaktuar vendin më të ndotur në Tokë. PM2.5 i referohet grimcave ose pikave të imëta në ajër që janë 2,5 mikron (μg) në diametër ose më të vogël.