Sipas një raportit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) të publikuar së fundmi, thuhet se sasia e tekstileve të përdorura e të eksportuara nga Bashkimi Evropian është trefishuar në dy dekadat e fundit dhe kjo po shkakton një problem të madh si mbeturinë.
Për shkak se BE-ja ka kapacitet të kufizuar riciklimi, shumica e veshjeve të përdorura ose të dhuruara eksportohen në Afrikë dhe Azi, thuhet në raport.
“Perceptimi i zakonshëm i publikut është se donacionet e veshjeve të përdorura janë gjithmonë të dobishme në këto rajone, por kjo nuk pasqyron realitetin,” thonë ekspertët në raport.
Në vitin 2000 janë eksportuar 550 mijë tonë tekstile, ndërsa në vitin 2019 ky numër është rritur në 1.7 milionë tonë.
Tekstili kryesisht shkon për ripërdorim sepse ka kërkesë për tesha të lira dhe të përdorura nga Evropa”. Por, ajo që nuk është e përshtatshme për ripërdorim kryesisht përfundon në deponi të hapura”, thuhet në raport.
“Për shkak të detyrimit për grumbullimin veçmas të mbetjeve tekstile në të gjitha vendet e BE-së deri në vitin 2025, sasitë e tekstileve të përdorura të mbledhura mund të rriten edhe më tej”, shtoi ai.
Në vitin 2019, 46% e teshave të përdorura përfunduan në vendet afrikane. Në të njëjtin vit, 41% e tekstileve të përdorura mbërritën në Azi, ku u klasifikuan dhe u përpunuan. Pjesa më e madhe është përdorur si pëlhurë ose si material mbushës në industri ose është në vende të tjera aziatike për riciklim ose në Afrikë për ripërdorim.