Nisma BORENKA – vizatoni pemën tuaj, vizitoi dhe edukoi nxënësit në shkollën fillore “Dimitar Vlahov” në Shtip. Ky aksion realizohet nga Unioni i Skautëve të Maqedonisë (USM), si pjesë e programit për edukim dhe mbrojtje të mjedisit jetësor. Ky program zbatohet nga Unioni i Skautëve së bashku me NP “Pyjet Kombëtare”, të cilat ofrojnë përgatitje në terren, ndihmë profesionale, ekspertizë dhe mbikëqyrje në aksionet e mbjelljes.
Një nga arsyet dhe motivet e një nisme të tillë është se Maqedonia në dy vitet e fundit është përfshirë nga mbi 500 zjarre në pyje, ndërsa dëmi financiar ka arritur në 14 milionë euro. Sipërfaqe jashtëzakonisht të mëdha pyjore janë shkatërruar dhe pasojat natyrore janë katastrofale. Natyra është e pafuqishme për të mbrojtur veten dhe për tu rigjeneruar shpejtë ndaj ka nevojë për ndihmën tonë, thotë nga Unioni i Skautëve.
Në vitin 2022, Unioni i Skautëve të Maqedonisë nisi iniciativën më të madhe vullnetare për pyllëzimin e zonave të djegura në Maqedoni. Pjesë e iniciativës është edhe edukimi, që për herë të parë u zbatua në SHF “Dimitar Vlahov” në Shtip.
Edukimin me nxënësit e realizoi Snezhana Jankoviq nga Unioni i Skautëve të Maqedonisë, e cila thekson se qëllimi i këtij manifestimi është promovimi i Borenkës, iniciativë për pyllëzimin e zonave të djegura:
– Në të kaluarën, sidomos nga viti 2019 deri në vitin 2022, ka pasur shumë zjarre dhe tani është momenti dhe koha e duhur për t’u kthyer në ato zona të djegura dhe për të mbjellë një pyll të ri. Si ta bëjmë këtë me ndihmën e Borenkës? Borenka ka dy pako, njëra punëtori edukative, me kuti që përmban lapsa thëngjilli dhe fletë (letra). Lapsat e thëngjillit përfaqësojnë pemët e djegura, të cilat duhet t’i kthejnë jetën pyllit. Vizitojmë shkolla nga e tërë Maqedonia, ku fëmijët vizatojnë një pemë me këto lapsa me thëngjill, e fotografojnë me telefonin e tyre dhe pastaj mund ta mbjellin atë në një pyll virtual në borenka.mk. Sa më shumë pemë të vizatohen dhe mbillen në pyllin virtual, aq më shumë vullnetarë të Borenkës dalin në teren gjatë pyllëzimit në pranverë dhe vjeshtë dhe pyllëzojnë së bashku me Pyjet Kombëtare – thotë Snezhana Jankoviç.
Këtë vit në këtë aksion SHF “Dimitar Vlahov” është e para në kuadër të këtij nisme dhe deri më tani janë mbi 2000 fëmijë të cilët kanë vizatuar pemë, si dhe janë mbjellë pemë në hapësirat e djegura në Petralicë, Rankovcë.
– Sot po vizatojmë me nxënësit nga Shtipi, ndërsa nesër me të rinjtë nga Shtipi do të shkojmë në rajonin e Vardarit, Demirkapi, ku do të mbjellim fidanë të vërtetë. Me këtë aksion do të mbulohen edhe rajonet e Lindjes ku ka pasur zjarre të mëdha. Si skautë, ne jemi të hapur për koordinim me vullnetarët që duan të na bashkohen, dhe gjithashtu u bëjmë thirrje shkollave që të na bashkohen në aksionet e mbjelljes – shtoi Jankoviq.
Aksionet e mbjelljes së pemëve zhvillohen në fundjavë gjatë pranverës dhe vjeshtës, kur kushtet janë më të mira në natyrë. Përzgjedhja e specieve që do të mbillen dhe e vendndodhjes ku mbillen bëhet ekskluzivisht në bashkëpunim me profesionistët dhe ekspertët nga NP Pyjet Kombëtare si bashkë organizatore të me skautët.
Në këtë ngjarje u përfshinë skautët e rinj nga Shtipi, të cilët kanë interes dhe janë të përfshirë në aksionet:
– Interesimi ka ekzistuar gjithmonë, sidomos tek fëmijët dhe të rinjtë, të rinjtë po përfshihen vazhdimisht dhe ne kemi interes për rritjen e anëtarësimit. Ne punojmë në edukimin e fëmijëve dhe të rinjve dhe zhvillojmë programe të ndryshme. Muajt e fundit jemi fokusuar më shumë në edukimin për mbrojtjen e mjedisit, edukimin për pyllëzimin dhe restaurimin e pyjeve, parandalimin e zjarreve dhe fatkeqësive natyrore. Mendoj se interesimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të kemi sukses në edukimin e fëmijëve dhe të rinjve, sepse janë ata që duhet të vazhdojnë praktikën pozitive të mbrojtjes së pyjeve dhe natyrës sonë dhe përmirësimit të kushteve mjedisore – thotë Darko Toshiq, skaut nga Shtipi.